
Sipas të dhënave të Entit Hidrometeorologjik, temperaturat e mëngjesit kanë qenë jashtëzakonisht të ulëta.
Tempratura më e ulët është regjistruar në Kodrën e Diellit me –15 gradë Celsius. Pas saj vjen Berova me –14 gradë, ndërsa në Krushevë, Kriva Pallankë dhe Manastir janë matur –12 gradë. Temperatura –11 gradë është shënuar në Pretor dhe Ohër, kurse në Strugë në -10. Në Shkup – Petrovec, Prilep, Tetovë, Demir Kapi, Veles, Shtip dhe Pozharanë janë regjistruar –10 gradë. Strumica dhe Gjurishta kanë pasur –9 gradë, ndërsa në Shkup – Zajçev Rid, Vinicë dhe Kavadar temperatura ka zbritur në –8 gradë. Më e larta e mëngjesit është shënuar në Gjevgjeli me –4 gradë.













