Wednesday, December 31, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionEugen Shej i kundërpërgjigjet ashpër Ziadin Selës: Kush flet për moral, o...

Eugen Shej i kundërpërgjigjet ashpër Ziadin Selës: Kush flet për moral, o Zot! Ai që erdhi në pushtet në Strugë në vitin 2013 nga ata që sot i akuzon! Ai që u pasurua nga hiçi

- Advertisement -

Kush flet për moral, o Zot!
Ai që në vitin 2013 erdhi në pushtet në Strugë me ndihmën e figurave që sot i përmenden si simbol i keqpërdorimit dhe kapjes së Strugës.
Ai që në vitin 2021 nuk pati asnjë problem të bënte fushatë krah për krah me VMRO-DPMNE-në, duke e shikuar pushtetin si qëllim dhe jo si përgjegjësi.
Kush flet për moral, o Zot!
Ai që më pas, pa asnjë reflektim e pa asnjë kërkim faljeje, hyri në koalicion me Levicën, jo për parime, por për aritmetikë pushteti. Një ditë me njërën anë, ditën tjetër me tjetrën, varësisht nga interesi.
Kush flet për moral, o Zot!
Ai që në vitin 2024, edhe pse aleati i djeshëm ishte shpallur non grata, ecte dorë për dore me të në fushatë, duke dëshmuar se për të nuk ekzistojnë kufij moralë, por vetëm kalkulime politike.
Kush flet për moral, o Zot!
Ai që nën petkun e patriotizmit u pasurua nga hiçi, ndërsa qytetarëve u mbetën varfëria, ikja dhe zhgënjimi. Ai që flamurin e përdori si dekor, idealin si justifikim dhe parimin si mall për pazar.
Ai që i krositi shokët dhe diasporën duke i përdorur kur i duheshin dhe i tradhtoi sapo kolltuku u bë më i rëndësishëm se fjala e dhënë.
Morali nuk ndërrohet sipas vitit, as sipas partnerit të radhës, as sipas interesit personal.
Dhe kur dikush që ka ndërruar anë sa herë i ka leverdisur, bile edhe me ato që i akuzoj për vrasje, flet për moral, ajo nuk është më hipokrizi politike, është tallje e hapur me qytetarët.
Pra, hiçi po flet për ndershmëri, o Zot!
Eugen Shej-Këshilltar i VLEN në Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!