
Nesër në Strugë bien “MASKAT” dhe shfaqet e vërteta para syve tuaj!
Pas disa seancave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Komunës, tani po përpiqen të imponojnë një zgjedhje që nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve. Legjitimiteti i popullit është i pakontestueshëm, dhe vota e qytetarëve të Strugës flet qartë, por shpesh ajo përpiqet të anashkalohet nga ata që mendojnë se mund të shkelin parimet dhe dinjitetin!
Çfar pazaresh u bën për të finalizuar vendimin e nesërm? Në kurriz të kujt bëhet ky pazar? Çfarë çmimi do të paguajmë për këtë marrëveshje?
Nesër, në reflektorët e opinionit publik, do të shohim se kush qëndron i palëkundur, i pa blerë, i pa thyeshëm dhe kush do të ngrejë dorën për interesa të tjera.
Do të jetë një moment i qartë për të dalluar drejtësinë nga oportunizmi, kurajon nga dobësia, dhe vizionin nga egoizmi.
Nesër do të shihen tentativat për të shkelur parimet dhe vlerat demokratike që ne kemi mbrojtur këto 3 muaj të fundit.
Ne do të vazhdojmë të propozojmë, të mbështesim dhe të luftojmë për zgjidhje që janë pozitive për qytetarët e Strugës. Diferencën mes atyre që mbrojnë qytetarin dhe atyre që e tradhtojnë vullnetin e tij, ju ftojmë ta shihni vetë.
📌 Ftojmë të gjithë qytetarët nesër, në ora 11:00, në zyrat e Këshillit të Komunës, për të parë të vërtetën pa maska.
E vërteta, dinjiteti dhe drejtësia do të jenë aty ku u takojnë – tek ata që nuk u frikësuan kurrë të mbrojnë qytetarin, tek këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim.













