Tuesday, December 30, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPrej shumë orësh mbetet e bllokuar rruga Strugë-Qafethanë pas përmbysjes së cisternês...

Prej shumë orësh mbetet e bllokuar rruga Strugë-Qafethanë pas përmbysjes së cisternês me gaz në afërsi të Qafethanës, ja cila do të jetë zgjidhja

- Advertisement -

Rruga Strugë–Qafë Thanë vijon të mbetet e bllokuar prej orëve të paradites së sotme, si pasojë e përmbysjes së një cisterne me gaz pranë zonës së Qafë Thanës.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur për Struga Ekspres se situata paraqet rrezik të lartë për qytetarët, ndaj qarkullimi në këtë segment rrugor është ndaluar plotësisht.

Sipas policisë, masa po merret për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Në vendngjarje pritet mbërritja e ekspertëve përkatës, të cilët do të vlerësojnë situatën dhe do të ndërhyjnë për normalizimin e saj, me qëllim lirimin e rrugës sa më shpejt të jetë e mundur.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin këtë aks rrugor dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!