- Advertisement -

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik se aktualisht qarkullimi në aksin rrugor Strugë – Pikë Kalimi Kufitar “Qafë Thanë” është plotësisht i ndërprerë për shkak të përmbysjes së një cisterne në rrugë.
Të gjitha shërbimet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po merren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit, për çka opinioni publik do të njoftohet me kohë.
(Struga Ekspres)













