
Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara përreth territorit tonë, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, mbrëmë në orën 22:6 minuta regjistroi një tërmet epiqendra e së cilës ishte nga rajoni Peshtan-Ohër-Strugë, rreth 103 kilometra në jugperëndim nga Shkupi, me magnitudë lokale të Rihterit, ML2.8.
Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.













