
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli sot në konferencën e tij të parë për media pas përfundimit të procesit të votimit dhe publikimit të rezultateve të para nga KQZ, sipas të cilave subjekti që ai drejton renditet i pari me afro 50 për qind të votave.
Gjatë fjalës së tij, Kurti e cilësoi këtë rezultat si suksesin më të madh të arritur ndonjëherë në Kosovë. Ai theksoi se formimi i institucioneve duhet të ndodhë sa më shpejt, menjëherë pas certifikimit zyrtar të rezultateve.
Po ashtu, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me subjektet tjera politike në Kuvend, veçanërisht për çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare.
Sipas Kurtit, ky rezultat po shkon drejt tejkalimit edhe të atij të zgjedhjeve të vitit 2021.
(Struga Ekspres)













