Tuesday, December 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKryesia Qendrore e BDI-së emëron Faton Pollozhanin kryetar i degës së BDI-së...

Kryesia Qendrore e BDI-së emëron Faton Pollozhanin kryetar i degës së BDI-së në Strugë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, gjatë së cilës janë marrë disa vendime të rëndësishme organizative dhe kadrovike.

Arta Bilalli Zendeli, pas përfundimit të mbledhjes bëri të ditur se, me vendim të Kryesisë dhe në pajtim me statutin e miratuar në Kongresin e fundit të partisë, kryetari Ali Ahmeti ka realizuar disa emërime.

Sipas saj, Faton Ahmeti është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ndërsa znj. Arta Bilalli Zendeli është emëruar zëdhënëse e partisë. Po ashtu, për këshilltar për marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryetarit të BDI-së është emëruar Seadin Beqiri.

Gjithashtu, kryetari Ahmeti ka emëruar edhe kryetarët e rinj të degëve të BDI-së në disa qytete. Për Degën e Tetovës është emëruar z. Bajram Rexhepi, për Kumanovën z. Ridvan Asani, për Strugën z. Faton Pollozhani, për Gostivarin z. Valdet Xhaferi, ndërsa për Degën e Çairit është emëruar z. Bujar Osmani.

Sipas Zendelit, këto vendime synojnë fuqizimin e strukturave partiake dhe rritjen e efikasitetit të organizimit të brendshëm të BDI-së në periudhën e ardhshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!