FALËNDERIM
Bashkësia Lokale- Frëngovë shpreh falënderimin e saj të sinqertë ndaj Ndërmarrjes Komunale Strugë dhe falënderim të veçantë për Drejtorin Resul Çollaku për kontributin e vlefshëm me kanta për mbetje, të cilat do të shpërndahen në pikat ku ka më së shumti nevojë, në funksion të përmirësimit të kujdesit ndaj ambientit dhe pastërtisë publike në fshatin tonë.
Ky bashkëpunim përbën një hap konkret drejt rritjes së vetëdijes qytetare dhe përmirësimit të kushteve mjedisore për banorët e Frëngovës.
Në kuadër të këtij angazhimi, Bashkësia Lokale Frëngov, në bashkëpunim me kompaninë private për grumbullimin e mbetjeve “Pastrërtia Frëngovë (SenatTrans)”, ka realizuar shpërndarjen dhe vendosjen e këtyre kantave në terren, me qëllim që ato të jenë funksionale dhe të shërbejnë sa më mirë për banorët.
Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të tjera në dobi të mjedisit, si dhe ftojmë qytetarët që t’i përdorin këto mjete me përgjegjësi, duke kontribuar secili në ruajtjen e pastërtisë së përbashkët.
Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin!
Me respekt,
Bashkësia Lokale Frëngovë
JП Комунално Струга NP Komunale Strugë




































