Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLAJMI I FUNDIT/Vendoset qarkullimi normal në drejtimet Ohër-Kërçovë-Shkup, Ohër-Strugë, Strugë-Kërçovë-Shkup dhe Strugë–Ohër

LAJMI I FUNDIT/Vendoset qarkullimi normal në drejtimet Ohër-Kërçovë-Shkup, Ohër-Strugë, Strugë-Kërçovë-Shkup dhe Strugë–Ohër

SPB- Ohër e njofton opinionin publik se nga dita e sotme, në qarkullim të rregullt është vënë krahu/nyja rrugore e segmentit të autostradës Ohër–Kërçovë, pranë fshatit Podmoll, në Komunën e Debarcës, njofton Struga Ekspres.

Me këtë është vendosur qarkullim normal në drejtimet Ohër–Kërçovë–Shkup, Ohër–Strugë, Strugë–Kërçovë–Shkup dhe Strugë–Ohër, dhe e njëjta është në funksion të rregullt pa kufizime shtesë të trafikut.

U bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike që gjatë përdorimit të këtij krahu rrugor, si dhe të gjithë trasës së autostradës, të respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit si edhe sinjalizimin horizontal dhe vertikal të vendosur, duke kontribuar kështu në ruajtjen e sigurisë në trafik,njoftojnë nga SPB-Ohër.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!