Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSM: Pagë minimale prej 600 eurove, ose dalim në grevë

LSM: Pagë minimale prej 600 eurove, ose dalim në grevë

Sot pritet të mbahet një seancë e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), në të cilën Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë çështje që lidhen me standardin e punëtorëve.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se në rendin e ditës të shpallur nuk përfshihet një pikë për rritjen e pagës minimale. LSM kërkon që paga minimale të jetë 600 euro.

Nënkryetari i LSM-së, Ivan Pesevski, për “Telma” tha se nëse çështja e pagës minimale nuk vihet në rend të ditës, do të pasojnë protesta dhe greva.

Nga LSM thonë se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, ata do ta radikalizojnë luftën sindikale, me mesazhin: “Ose 600 euro pagë minimale dhe vendosja si pikë në rend të ditës, ose protesta”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!