Portali TS ka arritur të sigurojë listën e plotë të nënkryetarëve dhe anëtarëve të zgjedhur në Kongresin e Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili u mbajt sot në Shkup, ku Ali Ahmeti u zgjodh sërish në krye të partisë, raporton TS.
Në këtë kongres, Arbër Ademi u zgjodh sekretar gjeneral i partisë, ndërsa Faton Ahmeti u zgjodh nënkryetar i BDI-së.
Po ashtu, si nënkryetarë të tjerë të partisë janë zgjedhur Bujar Osmani, Erkan Arifi, Arbana Pasholli dhe Arta Bilalli-Zendeli.
Nebi Rexhepi është zgjedhur Sekretar Organizativ i partisë, duke zëvendësuar Blerim Bexhetin.
Kongresi shënoi një moment të rëndësishëm për riorganizimin e strukturave drejtuese të BDI-së, duke përcaktuar përbërjen e re të udhëheqjes që do të drejtojë aktivitetet politike të partisë në periudhën e ardhshme./TS
LISTA E PLOTË:
Bujar Osmani Nënkryetar
Faton Ahmeti Nënkryetar
Arta Bilalli-Zendeli Nënkryetare
Arbana Pasholli Nënkryetare
Erkan Arifi Nënkryetar
Arbër Ademi Sekretar i Përgjithshëm
Nebi Rexhepi Sekretar Organizativ
Arbëresha Vlashi Sekretar Për Mundësi të Barabarta
Admir Miftari Anëtar
Ajshe Osmani Anëtar
Albert Tairi Anëtar
Ardita Dani Anëtar
Artan Bushi Anëtar
Bajram Rexhepi Anëtar
Besnik Rameti Anëtar
Ejup Abazi Anëtar
Faton Aliti Anëtar
Gent Lika Anëtar
Ilir Hasani Anëtar
Imran Zhupani Anëtar
Isamedin Azizi Anëtar
Jetmir Ziberi Anëtar
Jeton Shaqiri Anëtar
Liridona Beqiri Anëtar
Lulzime Ballazhi Anëtar
Mirsad Ibrahimi Anëtar
Muharem Xhezairi Anëtar
Nafi Durmishi Anëtar
Ridvan Ibrahimi Anëtar
Rina Ajdari Anëtar
Shkodrane Dardhishta Anëtar
Xhemil Qamili Anëtar
Ylldrita Seferi-Salihi Anëtar













