Bejta “sfidon” Limanin: Pranoj ballafaqim, nëse ka guxim!
Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga VLEN, Nevzat Bejta i është përgjigjur pozitivisht pyetjes në debatin në “Click plus” në TV 21, nëse do pranonte duel televiziv me kundërkandidatin nga AKI apo partia e Taravarit, Valbon Limani.
Bejta thotë se më kënaqësi do e pranonte këtë ballafaqim.
“Me kënaqësi, nëse do e marrë guximin të vjen Valbon Limani, sepse do ia prezantoj të gjitha keqpërdorimet që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre. Unë jam demokrat, e dua demokracinë dhe me kënaqësi do ta pranoj debatin dhe ballafaqimin mes meje dhe Valbon Limanit”, ka thënë mes tjerash Bejta.
Ndryshe, rivotimi në këtë komunë do të realizohet më 11 janar 2026.













