Sot priten kushte atmosferike me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e mëngjesit, në disa zona të ulëta do të shfaqet mjegull. Era do të jetë e lehtë dhe do të fryjë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -1 gradë, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 6 deri në 13 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të pjesshme dhe relativisht i qetë. Gjatë paradites, në disa pjesë të luginës së qytetit do të ketë mjegull. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë rreth 6 gradë Celsius.













