Sot moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e hershme të mëngjesit do të paraqitet mjegull dhe lokalisht do të ketë shtim të vranësirave. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 3 gradë, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 10 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, në mëngjes do të ketë mjegull në disa pjesë të luginës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell, kryesisht i qetë, me vranësira të lehta deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresë në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë.













