Friday, December 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPolicia duhet të arrestoj tutorët që shfrytëzojnë fëmijët për të lypur në...

Policia duhet të arrestoj tutorët që shfrytëzojnë fëmijët për të lypur në Strugë: Fëmijët duhet të jenë në shkollë, jo në rrugë

Autor-Lindim Etemi

Fëmijët e vegjël duhet të jenë në shkollë, jo nëpër rrugë duke lypur!
Është e pafalshme që ende shohim foshnja e fëmijë të vegjël të nxirren në vapë, shi e acar, vetëm që të shfrytëzohen për lypje. Kjo është dhunë, është abuzim, është krim!

Autoritetet në Strugë kanë detyrimin moral dhe ligjor të reagojnë me vendosmëri përballë kësaj tragjedie të përditshme. Policia duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të arrestojë tutorët, shfrytëzuesit dhe çdo person që përdor fëmijët për përfitime personale.
Nuk ka asnjë justifikim për këtë barbarizëm. Çdo tolerancë ndaj këtyre akteve vetëm sa i jep kurajë abuzuesve të vazhdojnë me të njëjtat praktika çnjerëzore.

Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë me dinjitet, të arsimohen, të mbrohen dhe të rriten në kushte normale, jo të përdoren si mjete fitimi nga të rritur të papërgjegjshëm.

Shfrytëzimi i tyre është një plagë shoqërore që nuk mund të pranohet më. Çdo ditë që këta fëmijë detyrohen të qëndrojnë në rrugë, është një ditë që u vidhet nga fëmijëria, nga mundësitë dhe nga e ardhmja.

Shoqëria nuk mund të qëndrojë indiferente. Institucionet duhet të ndërmarrin masa konkrete, të monitorojnë situatën, të krijojnë mekanizma mbrojtës dhe të sigurojnë që këta fëmijë të përfshihen në sistemin arsimor dhe social.
Mjaft tolerancë ndaj krimit! Është koha për veprim të menjëhershëm dhe të pakompromis.
Lindim Etemi-Struga Ekspres

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!