Friday, December 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMund të ketë zgjedhje të parakohshme nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjen...

Mund të ketë zgjedhje të parakohshme nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Komunal të Strugës! Ja çfarë ndodhi dje në seancēn e dytë

Seanca e dytë e rregullt e Këshillit Komunal, e mbajtur dje, u shoqërua me situata të cilësuara si të panevojshme nga Nafi Jonuzi, këshilltari më i vjetër i VLEN-it,dhe këshillit komunal, shkruan Struga Ekspres.

Ai bëri të ditur se një pjesë e këshilltarëve braktisën mbledhjen, duke krijuar pengesa në rrjedhën normale të punimeve të Këshillit.

Sipas Jonuzit, të parët që u larguan nga salla ishin përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, ndërsa menjëherë pas tyre u tërhoq edhe grupi i listës së pavarur, i lidhur me ish-kryetarin Ramis Merko. Arsyeja e deklaruar nga këta këshilltarë ishte se para vazhdimit të seancës duhet të arrihet marrëveshja për ndarjen e pushtetit lokal dhe të zgjidhet Kryetari i Këshillit, proces për të cilin, sipas Jonuzit, deri tani nuk është paraqitur asnjë propozim konkret apo zgjidhje e strukturuar,njofton Struga Ekspres.

Ai theksoi se ekziston gatishmëri për dialog dhe bisedime për bashkëqeverisje, por kundërshtoi çdo tentativë që marrëveshja të imponohet në forma ultimative, siç pretendohet se është bërë gjatë koordinimeve të fundit.

Nafi Jonuzi shtoi se nga sjellja e djeshme e grupit të pavarur krijohet përshtypja se qëndrimet e tyre janë në linjë me ato të VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me reagimet rreth legjitimitetit të mbajtjes së seancës, çështje e ngritur edhe nga disa këshilltarë të AKI-së, Jonuzi sqaroi se gjithçka është zhvilluar në harmoni të plotë me Ligjin për vetëqeverisje lokale. Ai rikujtoi se, sipas nenit 47, pika 5, “derisa të zgjidhet Kryetari i Këshillit Komunal, seancat thirren dhe udhëhiqen nga këshilltari më i moshuar”, paragraf i cili është respektuar në mënyrë të rreptë.

Në përfundim, këshilltari i VLEN-it u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit që të marrin pjesë në punimet institucionale dhe të veprojnë në interes të qytetarëve që i kanë mandatuar. Ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim transparent dhe korrekt me të gjitha subjektet politike, por paralajmëroi se, nëse situata e krijuar e bën të domosdoshme, mund të merret në konsideratë edhe opsioni i zgjedhjeve të parakohshme.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!