Friday, December 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMuhamer Seferi drejtor i ndërmarjes “Parqe dhe Gjelbërim” në Shkup?

Muhamer Seferi drejtor i ndërmarjes “Parqe dhe Gjelbërim” në Shkup?

Muhamer Seferi, një nga kuadrot më të spikatura të Lëvizjes Besa në Komunën e Sarajit, pritet të marrë drejtimin e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” në Shkup.

Sipas burimeve jozyrtare brenda koalicionit VLEN, Muhamer Seferi ka dominuar garën për drejtimin e ndërmarrjes “Parqe dhe Gjelbërim”, duke u veçuar mes disa kandidatëve falë përvojës dhe njohurive.

Seferi është ekonomist i diplomuar, me një përvojë dhjetëvjeçare në sektorin privat, ku ka ndërtuar reputacion si menaxher me vizion. Ai zotëron katër gjuhë të huaja, një aftësi që shihet si përparësi e rëndësishme në komunikimin institucional dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Aktualisht i angazhuar në Agjencinë për Mbështetje Financiare dhe Zhvillim Rural, Seferi vlerësohet si një profesionist me potencial të lartë drejtues.

Emërimi i tij në krye të “Parqe dhe Gjelbërim” shihet si pjesë e përpjekjeve për të sjellë energji të reja dhe qasje moderne në menaxhimin e hapësirave publike të Shkupit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!