Fetai takon ambasadorin Popov: Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-në mbetet i pazëvendësueshëm
Në vazhdën e takimeve në SHBA, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka takuar ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Washington DC, Zoran Popov.
Gjatë këtij takimi është vlerësuar angazhimi profesional i ambasadës, në një kohë kur po ndërtojmë një dinamikë të re dhe më të qëndrueshme në politikën tonë të jashtme.
“Takuam dhe zhvilluam një bashkëbisedim informativ me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Washington DC, z. Zoran Popov. Biseduam për bashkëpunimin e përditshëm me SHBA-të dhe ecurinë e proceseve që forcojnë pozicionimin ndërkombëtar të vendit. Vlerësova angazhimin profesional të ambasadës në një kohë kur po ndërtojmë një dinamikë të re dhe më të qëndrueshme në politikën tonë të jashtme”, thekson Fetai.
Postimin në rrjetet sociale ai e përmbyll me atë se qëndrimi i vendit mbetet i qartë: “bashkëpunimi i ngushtë me partnerin tonë strategjik, SHBA-të ngelet i pazëvendësueshëm”.















