Friday, December 5, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAfrim Gashi mirëpret në Parlament Imamin e Qabës, Shejh Dr. Mahir (FOTO)

Afrim Gashi mirëpret në Parlament Imamin e Qabës, Shejh Dr. Mahir (FOTO)

Afrim Gashi mirëpret në Parlament Imamin e Qabës, Shejh Dr. Mahir

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim miqësor dhe vëllazëror me Imamin e Qabës, Shejh Dr. Mahir, i cili po realizon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gashi ka bërë të ditur se gjatë bisedës është diskutuar për rëndësinë e kësaj vizite dhe respektin e ndërsjellë mes institucioneve, duke përcjellë mirënjohjen e tij për autoritetet e Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ai theksoi se takimi nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve shpirtërore dhe vlerave që bashkojnë të dy vendet, si dhe gatishmërinë për të intensifikuar më tej marrëdhëniet institucionale në të ardhmen.

Vizita e Imam Mahirit vlerësohet si një moment i rëndësishëm në afirmimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!