Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në fshatin Ognjancë të Shkupit është gjetur i vdekur një 19-vjeçar, përcjell TV21. Sipas MPB-së, autoritetet kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune.
“Më 04.12.2025, në orën 15:38, në Stacionin e Policisë së Shkupit është raportuar se në shtëpinë në fshatin Ognjancë të Shkupit, është gjetur i vdekur R.O. (19 vjeç). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar për obduksionit”, thonë nga MPB.













