Friday, December 5, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Më 13 dhjetor Shkupi do të buçasë për të vërtetën...

Ali Ahmeti: Më 13 dhjetor Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për një protestë në Shkup më 13 dhjetor, duke theksuar mbështetjen për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në tribunalin e Hagës.

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë!

Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive.

Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!”, ka shkruar Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!