📢 Të dashur bashkëqytetarë struganë në Zvicër,
Gjatë qëndrimit tim në Cyrih, kam kënaqësinë t’ju ftoj në një takim miqësor dhe të hapur si kryetar i Komunës së Strugës, ku do të bisedojmë së bashku për Strugën tonë të dashur. Do të flasim për sfidat dhe mundësitë e qytetit tonë, si dhe për mënyrat se si diaspora jonë mund të vazhdojë të jetë pjesë aktive e zhvillimit të komunës.
📍 Hilton Garden Inn, Cyrih
🕓 Ora 16:00
Pres me kënaqësi të takohemi, të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të lidhim akoma më shumë urat mes Strugës dhe diasporës sonë të çmuar.
Mirë u takofshim! 🤝














