Ndërron jetë Amir Selimi në moshën 72-vjeçare
Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare Amir Selimi, një dashamirës i muzikës dhe sportit, i njohur për kontributin e tij të çmuar në jetën kulturore dhe sportive të zonës.
Amir Selimi ishte kryetar i Shoqërisë Artistike “Dollia”, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e traditës sonë. Ai njihej gjithashtu si një punëtor i palodhur i Klubit Futbollistik “Flamurtari” Ladorisht, duke qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmonte në çdo aktivitet kulturor e sportiv.
Puna dhe përkushtimi i tij do të kujtohen gjatë nga të gjithë ata që e njohën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 13:00, në varrezat e Frëngovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Selimi. Qoftë i paharruar kujtimi i tij.
(Struga Ekspres)













