Më 30 nëntor 2025, në ora 23:15 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strugë është raportuar se në ora 23:00, në një bastore sportive në Strugë, një person me kërcënime ndaj punonjëses ka marrë para nga qarkullimi ditor.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, informojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)













