Sektori i Punëve të Brendshme Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 37-vjeçari nga fshati Mesheishtë, komuna e Debarcës, për dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”.
Më 3 tetor 2025, në territorin e fshatit Mislleshovë të Strugës, zyrtarë policorë nga SPB Strugë e kanë kapur të dyshuarin duke drejtuar një veturë të tipit “Mitsubishi Pajero” pa targa regjistrimi, e ngarkuar me dru zjarri pa dokumentacion. Gjatë kësaj, ai është përpjekur t’i godasë me automjet zyrtarët policorë, pas së cilës është privuar nga liria, informojnë nga SPB- Ohër.
(Struga Ekspres)











