Më 16 nëntor 2025, në orën 17:00, në Sektorin për Punë të Brendshme Strugë, zyrtarët policorë nga MPB-Strugë e kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga fshati Oktis i Strugës, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm se rreth orës 16:30, në rrugën “Marshall Tito” në Strugë, me përdorim të forcës fizike i kishte marrë stolitë personale një vajze 21-vjeçare nga fshati Dollogozhdë, Strugë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët parashtresa përkatëse, informojnë nga SPB- Ohër.(Struga Ekspres)











