Elezi: BDI po shkon rrugës së PPD-së, vështirë të ringritet
Sekretari i përgjithshëm i Alternativës dhe një nga eksponentët e VLEN, Amir Elezi në “Dialog të Lajmi” ka thënë se një parti e cila është në rënie të lirë siç është BDI, vështirë të ketë ringritje, sidomos tani për disfatës së thellë në zgjedhjet lokale.
“E kemi shembullin e PPD-së dhe në atë drejtim shkon edhe BDI. Rënia e lirë nuk jep shpresë për një konsolidim të brendshëm, nuk janë të përgatitur për reforma, nuk ka të përgatitur një kuadër që do ta zinte vendin e Ahmetit në krye të partisë, të gjitha figurat janë të komprometuara në ndonjë lloj aspekti apo tjetër, figura që u dogjën në zgjedhje pas humbjes katastrofale dhe nuk mund të krijojnë narrativë të liderit dhe e gjithë kjo situatë brenda BDI është se nuk ka qenë e planifikuar reforma si duhet”, tha Elezi.
Ai thekson se Valbon Limani, kandidat i AKI-së për Gostivarin, po e paguan koston që është i rreshtuar në një parti me Arben Taravarin dhe qytetarët refuzojnë të dalin të votojnë.











