Sunday, November 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKostovski: Në Kërçovë u korrigjua padrejtësia historike, kjo është vetëm fillimi!

Kostovski: Në Kërçovë u korrigjua padrejtësia historike, kjo është vetëm fillimi!

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, duket se nuk e ka kaluar kënaqësinë e fitores së VMRO-së në Kërçovë, ndërsa ka përsëritur se “u korrigjua padrejtësia historike” dhe se “interesat kombëtare dhe shtetërore po mbrohen përmes vijave të kuqe të qarta të VMRO-së dhe Mickoskit.

Ajo që askush nuk besonte ndodhi. Në Kërçovë u korrigjua një padrejtësi historike, dhe interesat kombëtare e shtetërore po mbrohen me vija të kuqe të vendosura. Herë-herë edhe në mënyrë më agresive – pikërisht ajo që ka munguar në të kaluarën”, tha Kostovski.

Ai shtoi se nuk e befason fakti që do të ketë kritikë nga “çdo lloj njerëzish”, sidomos nga ata që “kanë brengë iracionale për faktin që nuk janë pjesë e historisë”.

Sipas tij, ky fenomen gjithmonë ka ekzistuar. Në reagimin e tij, kryetari i Butelit theksoi edhe rolin e partisë në pushtet.

Jetojmë në një kohë kur VMRO, me motiv të fortë dhe sakrificë, dëshiron ta rikthejë dinjitetin e të qenit maqedonas. Kryeministri dhe kryetar i VMRO-së, Hristijan Mickoski, po luan një rol serioz historik dhe nuk do të ndalet këtu. Ky është vetëm fillimi”.

Mesazhi i Kostovskit vjen në një moment kur tensionet politike dhe ndëretnike pas zgjedhjeve lokale vazhdojnë të jenë të larta dhe ku interpretimet për “drejtësinë historike” ndaj Kërçovës kanë shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Veç kësaj, Kostovski në Butel zgjodhi kryetarin e Këshillit duke mbivotuar këshilltarët shqiptarë të AKI-së dhe VLEN-it, ndërsa lidhi koalicion me LSDM-në dhe Levicën në momentin kur o votua kryesuesi i Këshillit Komunal. (koha.mk)

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments