Shoferët që udhëtojnë në rrugën Strugë-Dibër po përballen me kushte të rrezikshme për shkak të rreshqitjeve të dheut dhe mungesës së sinjalistikës rrugore. Banorët dhe drejtuesit e automjeteve paralajmërojnë për kujdes të shtuar, pasi pjesë të caktuara të rrugës paraqesin rrezik të madh për aksidente, raporton Struga Ekspres.
Autoritetet ende nuk kanë ndërhyrë për vendosjen e sinjalistikës dhe për pastrimin e zonave të rrezikshme, ndërkohë që qytetarët kërkojnë masa urgjente për sigurimin e qarkullimit.
(Struga Ekspres)











