Këshilltari i së Majtës në Strugë refuzon “Maqedoninë e Veriut” në betimin e tij
Klime Karamitre, këshilltari i vetëm nga partia “E Majta” në Këshillin Komunal të Strugës në vend që të betohej për Maqedoninë e Veriut, siç parashikon formula e zakonshme – Karamitre ka përdorur fjalinë “Maqedonia”, duke refuzuar kështu të pranojë emrin zyrtar shtetëror.
Ky veprim ngre pyetje mbi legjitimitetin e konstituimit të Këshillit Komunal, pasi refuzimi publik i njohjes së emrit zyrtar të shtetit mund të interpretohet si mosrespekt ndaj institucioneve shtetërore dhe kushtetuese.














