Kujdes/ Ky gur gjigand bllokoi rrugën Strugë-Dibër, rrezikoi jetën e shoferëve

0
29

Një gur i madh ka rënë dje në rrugën Strugë–Dibër, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve, njofton Struga Ekspres.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar, por lëvizja e mjeteve është vështirësuar përkohësisht. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rruge dhe të ndjekin udhëzimet e sinjalistikës së vendosur në terren.
(Struga Ekspres)