Ngjarje e tmerrshme në Strugë: 30 vjeçaren e rrëmbejnë dhe e përd*hunojnë në Strugë, të alivanosur e lënë në spitalin qytetit

0
2590

MPB- Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.L. (26) nga fshati Xhepishte i Dibrës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “rrëmbim” dhe “sulm seksual e përdhunim”, si dhe kundër E.V. (18) nga fshati Otishan i Dibrës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrëmbim”.

Më 6 nëntor 2025, rreth orës 19:00, në një fshat në rajonin e Dibrës, ata me forcë e kanë futur një grua 30-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në një veturë të tipit “Audi”, të cilën e drejtonte E.V., dhe janë nisur drejt një objekti të braktisur afër Strugës.

Aty, A.L. e ka sulmuar fizikisht gruan, e cila ka humbur ndjenjat, pas çka ai e ka përdhunuar. Më pas, ai e ka thirrur E.V.-në dhe së bashku me veturë e kanë dërguar gruan në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës.

Autorët janë gjetur dhe janë arrestuar.

(Struga Ekspres)