Friday, December 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSPB-Ohër: Kujdes nga këto mashtrime, raportoni policinë

SPB-Ohër: Kujdes nga këto mashtrime, raportoni policinë

- Advertisement -

SPB Ohër njofton opinionin publik se këto ditë janë shtuar përsëri rastet kur persona të panjohur, përmes thirrjeve telefonike në telefonat fiks ose celularë të qytetarëve, përpiqen t’i mashtrojnë ata duke u paraqitur si inspektorë policie. Ata u thonë qytetarëve se anëtarë të familjeve të tyre kanë shkaktuar aksidente trafiku dhe se duhet urgjentisht të japin para për “ndihmë” në procedurat e mëtejshme, në mënyrë që familjari i tyre të mos shkojë në burg dhe të lirohet nga ndjekja penale.

Apelojmë te qytetarët që të mos bien pre e këtyre telefonatave mashtruese dhe menjëherë t’i raportojnë ato në numrin e telefonit 112 ose personalisht në stacionin më të afërt policor.

SPB Ohër po ndërmerr masa për të gjetur autorët dhe për të ndriçuar e dokumentuar plotësisht këto raste të raportuara.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!