Policia në aksion/ Babë e bir arrestohen për fajde: Morën mbi 700 mijë denarë për një borxh prej vetëm 80 mijë

0
174

Më 6 nëntor 2025, rreth orës 09:20 të mëngjesit, policia në Kavadarc arrestoi dy persona – N.S. (59 vjeç) dhe djalin e tij R.S. (34 vjeç), të dy nga Kavadarci, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “fajde” (lidhvarstvo), në bazë të nenit 260 të Kodit Penal.

Hetimet tregojnë se në qershor të vitit 2023, një 71-vjeçar nga Negotina kishte marrë hua rreth 80.000 denarë nga të dyshuarit, me marrëveshje që të kthente 20.000 denarë çdo javë. Megjithatë, për shkak të vështirësive financiare, ai nuk arriti t’i shlyente pagesat në kohë, dhe fajdexhinjtë filluan t’i shtonin kamatat në mënyrë të përsëritur. Si rezultat, shuma që ai pagoi përfundimisht arriti mbi 700.000 denarë.

Pas një urdhri të gjykatës, policia ushtroi kontroll në banesën e N.S. dhe R.S., ku u gjetën prova të mundshme që lidhen me këtë rast. Prokuroria Publike është njoftuar dhe, pas përfundimit të hetimeve, pritet të ngrihet padi penale ndaj tyre.