Mendi Qyra të hënën merr zyrtarisht detyrën si kryetar i Komunës së Strugës

0
339

Të hënën,në ora 12:00, Mendi Qyra do të marrë zyrtarisht detyrën e re si kryetar i Komunës së Strugës, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës pritet të zhvillohet në ambientet e komunës, në prani të përfaqësuesve institucionalë, këshilltarëve komunalë dhe qytetarëve, njofton Struga Ekspres.

Qyra ka deklaruar se prioritetet e tij në krye të komunës do të jenë zhvillimi ekonomik lokal, përmirësimi i infrastrukturës, mbështetja e turizmit dhe transparenca në qeverisje.

“Struga ka nevojë për energji të re dhe bashkëpunim të ndërsjellë për të ecur përpara. Do të punoj me përkushtim për të qenë pranë qytetarëve në çdo vendim,” është shprehur ai në një deklaratë pas zgjedhjeve.
(Struga Ekspres)