Moti sot: Vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu

0
9

Moti sot: vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu

Gjatë ditës së sotme pritet mot me vranësira të ndryshueshme, shoqëruar me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht në rajonet veriperëndimore dhe veriore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 11 deri në 17 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinat e tij, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të pjesshme dhe reshje të kohëpaskohshme. Era do të jetë e dobët, kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperaturat në kryeqytet do të sillen prej 9 gradë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 16 gradë Celsius.
(Struga Ekspres)