Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e studentes nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

0
72

Pas lajmit se një vajzë 24-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në Tetovë, ka reaguar Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.

Në reagimin zyrtar thuhet se ambasada është njoftuar nga Policia Rajonale e Tetovës për rastin dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar nga Policia Rajonale e Tetovës se mbrëmë rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit,” thuhet në njoftimin e ambasadës.