Maqedonia dhe Bullgaria sot do ta nënshkruajnë marrëveshjen historike për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar të Korridorit 8

0
22

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit i vendit, Aleksandar Nikolloski, dhe homologu i tij bullgar, Grozdan Karaxhov, sot do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, i cili është pjesë e hekurudhës së Korridorit 8.

Ceremonia me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet në stacionin hekurudhor “Gjueshevo”, ndërsa në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian (KE), të NATO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe të Bankës Botërore.
(Struga Ekspres)