Sot vendi do të karakterizohet nga moti me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, në pjesët veriore pritet të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme, ndërsa temperaturat do të lëvizin prej 4 deri në 9 gradë Celsius në mëngjes, dhe do të arrijnë deri në 11 deri 17 gradë Celsius gjatë ditës.
(Struga Ekspres)


