LAMM: Kujdes në rrugën Strugë-Dibër, egziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut

0
20

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, ndërsa sipërfaqet rrugore janë të lagështa. Jashtë zonave urbane, intensiteti i trafikut është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk raportohen vonesa të mëdha për hyrje apo dalje nga vendi.

LAMM u bën apel shoferëve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë mjetet me kujdes të shtuar, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina e gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.