Studentët e Strugës që studiojnë në Universitetit të Az’harit në Kajro, takojnë shejh Al Az’har Sherif Dr. Ahmed Tajib.
Studenti Adem Kaliqi nga Koroshishta e Strugës, Fatih Saloski nga Llabunishta e Strugës dhe Naim Fazliji nga Lugina e Prshevës janë studentët e parë shqiptarë që takojnë shkëlqesinë e tij D.r Ahmed Tajib.
Ahmed Tajib është një dijetar i shquar islam dhe një nga figurat më të rëndësishme fetare në botën myslimane. Ai u diplomua në Universitetin Al-Azhar në Kajro, ku më pas u bë profesor i filozofisë islame dhe shërbeu në disa pozicione akademike e administrative.
Në vitin 2003, u emërua Rektor i Universitetit Al Az’har, dhe më 2010 u zgjodh Shejhu i Madh i Al Az’harit, posti më i lartë fetar në Egjipt dhe një nga më me ndikim në gjithë botën islame sunite.
Studentët e lartpërmendur i dhuruan atij një dhuratë modeste një nga librat më të vjetra të Akides Maturdije “El Itimad Fi El Itikad”, duke ia bërë me dije se në trojet tona ballkanike ruhet dhe do të vazhdojë të ruhet besimi në Allahun xh.sh.
Në bisedë e sipër Shejh Ahmed Tajib na bëri një dhuratë gjë që është dhurata më e mirë për një student i dijes dhe shkencave islame, e ato janë librat, që ishin të shkruara nga Imam Gazali dhe vet shkëlqesia e tij Ahmed Tajib.
Studentët shqiptarë në veçanti ato të Strugës, janë duke lën gjurmë të mëdha në çdo sferë të dijes.


