Filloi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, votimet mbahen më 2 nëntor

0
16

Sonte në mesnatë në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në mbylljen e qendrave të votimit ditën e 2 nëntorit, kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo formë e fushate politike, përfshirë publikimet në media, rrjetet sociale, mitingjet apo shpërndarjen e materialeve propaganduese.

Autoritetet apeluan për respektimin e rregullave dhe një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik. Çdo shkelje e ligjit mund të raportohet në KSHZ apo në organet kompetente.

Votimi do të zhvillohet të dielën, më 2 nëntor, nga ora 07:00 deri në 19:00, në të gjitha qendrat e votimit në vend.
(Struga Ekspres)