Arsim Dalipi: 30.000 denarë për fëmijën e parë – investim në jetë, familje dhe të ardhme!
Aleanca Kombëtare për Integrim prezanton një nga pikat kryesore të programit për familjen: mbështetje financiare prej 30.000 denarësh për çdo fëmijë të parë të lindur në familjet strugane.
Ky program ka për qëllim:
✅ Të nxisë lindjet dhe të parandalojë emigrimin e familjeve të reja;
✅ Të mbështesë prindërit e rinj në fillimin e jetës familjare;
✅ Të forcojë stabilitetin ekonomik të familjeve në Strugë.
“Ne investojmë në jetë, në familje dhe në të ardhmen e Strugës,” – thuhet në programin e Aleancës Kombëtare për Integrim, që synon të krijojë kushte më të mira për familjet e reja dhe për të ardhmen e qytetit.
📌 Programi për Familjen – çdo lindje, një fillim i ri për Strugën!

 
		 
 
		 