Tuesday, December 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN zyrtarizon mbështetjen për kandidatin e pavarur të Studeniçanit, Azem Sadiku

VLEN zyrtarizon mbështetjen për kandidatin e pavarur të Studeniçanit, Azem Sadiku

VLEN zyrtarizon mbështetjen për kandidatin e pavarur të Studeniçanit, Azem Sadiku

Sot, përfaqësuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan një takim me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.

Gjatë takimit u diskutua për bashkërendimin e mbështetjes së VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si dhe për mundësitë zhvillimore të Komunës së Studeniçanit. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal për të avancuar projekte konkrete në interes të qytetarëve të Karshiakës.

Kandidati Azem Sadiku u shpreh mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga VLEN, duke theksuar se kjo është një garanci për stabilitet dhe zhvillim. Ai u zotua se do të vazhdojë projektet e nisura dhe se në mandatin e ardhshëm, Studeniçani do të marrë pamjen e një komune të zhvilluar dhe me mundësi të reja investimi.

Nga VLEN u theksua se mbështetja për kandidatin Sadiku është një hap drejt ndërtimit të institucioneve efikase, transparente dhe të afërta me qytetarin, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si model të ri të politikës lokale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!