Mendi Qyra: Struga ka nevojë për një sistem shëndetësor funksional dhe modern

0
21

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, theksoi se, edhe pse pushteti lokal nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta në fushën e shëndetësisë, kryetari i komunës e ka për detyrë të kërkojë bashkëpunim dhe të aplikojë me projekte konkrete në këtë drejtim.

“Struga meriton institucione shëndetësore me standarde bashkëkohore, dhe një qeverisje lokale e përgjegjshme mund të bëjë shumë më tepër për ta bërë këtë realitet,” deklaroi Qyra pas vizitës së tij në institucionet shëndetësore të qytetit.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve të 2 nëntorit duhet krijuar një lidhje e fortë bashkëpunimi midis pushtetit lokal dhe atij qendror, e cila është thelbësore për përmirësimin e kushteve në spitalet e Strugës. “Edhe pse kompetencat kryesore i takojnë Ministrisë së Shëndetësisë, besoj se kryetari i ardhshëm dhe komuna kanë përgjegjësi të aplikojnë me projekte, të kërkojnë mbështetje dhe të ushtrojnë presion pozitiv që këto projekte të realizohen. Gjatë vizitës sonë me ministrin pamë nga afër gjendjen e spitaleve, e cila është për të ardhur keq,” theksoi ndër të tjera Mendi Qyra.