Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiVLEN: Ministri Aliu paralajmëron objekt të ri për spitalin e Strugës

VLEN: Ministri Aliu paralajmëron objekt të ri për spitalin e Strugës

Ministri Aliu paralajmëron objekt të ri për spitalin e Strugës

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në një deklaratë për media ka paralajmëruar se Spitali i Strugës mund të bëhet me objekt të ri me çka përmbushet një kërkesë jetike për banorët e Strugës.
Aliu, madje thotë se shuma prej 205 milionë euro për infasktururë në Kërçovë, Tetovë, Shtip është në fazën e parë, ndërsa buxheti për infrastrukruë në shëndetësi është plot 1 miliard euro.
“Nëse do del që spitali i Strugës nuk i plotëson kushtet bazike për t’u rinovuar, atëherë do të duhet të shkohet nga fillimi të investohet në objekt të ri. Këtë e bëmë në Kërçovë, e dini se në Kërçovë është ndërtuar dhe ka ngelur bosh, do të shembet dhe do të investohet në objekt të ri”, ka thënë Aliu.
Në fazën tjetër, shton ai, bashkë me ekspertë francezë do të bëhet analizimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve njerëzore dhe digjitalizimit.
“Krejt kjo në përputhje me nevojat dhe shërbimet në aspekt demografik të qyteteve të ndryshme”, ka thënë mes tjerash ministri Aliu.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!