Sunday, December 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAKI-Strugë: Kundër'reagim ndaj deklaratës së Ramiz Merkos

AKI-Strugë: Kundër’reagim ndaj deklaratës së Ramiz Merkos

AKI-Strugë

Kundërreagim ndaj deklaratës së Ramiz Merkos

Pas 20 viteve në majat e pushtetit nën siglën e BDI-së, Ramiz Merko sot na flet për “pavarësi” dhe “besnikëri”. Ironi e pastër. Ky është i njëjti njeri që për dy dekada ka qenë funksionar aktiv i partisë që e ka mbajtur në çdo karrige publike. E papranueshme të kërkosh tani të paraqitesh si i “pavarur” kur gjithë karrierën politike e ke ndërtuar mbi strukturat e asaj partie që sot e injoron.

Të flasësh për “thashetheme” Kur vet egzistenca dhe faktorizimi jot sot është produkt i marrëveshjeve dhe pazareve politike është mungesë respekti ndaj qytetarëve të Strugës. Qytetarët nuk harrojnë kush e ka drejtuar komunën dhe kush ka qenë për 20 vite pjesë e sistemit që sot përpiqet ta kritikojë nga jashtë, vetëm pse nuk është më në kontroll të plotë.

Deklarata për “Seriozitet, Qetësi e Besnikëri” tingëllon bosh, sepse besnikëria e vërtetë nuk provohet me fjalë, por me veprime. Dhe veprimet e 20 viteve flasin vetë: besnikëri ndaj partisë që e krijoi, jo ndaj qytetarëve.

Në vend që të hedhë baltë mbi “zëra” dhe “spekulime”, do të ishte më e ndershme të sqaronte publikisht pse pas gjithë këtyre viteve të përkrahjes së BDI-së, sot distancohet prej saj vetëm për përfitime personale. Kjo nuk është pavarësi — është manovër politike për të mbijetuar.

Struga ka nevojë për transparencë, jo për manipulime të vjetra të paketuar si “lista të pavarura”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!