Tuesday, December 30, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

Fisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

- Advertisement -

Fisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

Fisnik Mela, kandidat nga VLEN për komunën e Dibrës, tha sonte para dibranëve se synon projekte konkrete për të zgjidhur problemet më të mëdha për këtë qytet, jo të merret me etiketime siç vepron opozita.

“Kemi marrë garanci të forta nga kjo Dibër dhe kryeministri dhe të gjithë funksionarët e tjerë për të zgjidhur sa më shpejtë planin detajor urbanistik, hapjen e terminalit doganor, pikën doganore ‘One stop shop’ në Bllatë, rikonstruimin e sheshit, ujësjellësit dhe shumë projekte të tjera”, tha Mela.

Ai tha se fokusi do të jetë në ngritjen e këtyre institucioneve dhe kërkoi që të mos bien pre e propagandave të opozitës, kinse kanë shitur institucionet.

“Ne nuk i dallojmë dibranët, i dallojmë dibranët me ndershmëri, shkollim dhe përfaqësim adekuat të të gjitha shtresave. Dal ballëlartë dhe zemrën plot me besimin se Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që e meriton”, u shpreh Mela para dibranëve duke shtuar programi i tij bazohet në 7 shtylla kryesore për zhvillimin e komunës siç meritojnë qytetarët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!