Tuesday, December 30, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Bujar Osmani s’ka të drejtë të flasë për ndërtime pa leje,...

Mexhiti: Bujar Osmani s’ka të drejtë të flasë për ndërtime pa leje, sepse vetë jeton në një të tillë!

- Advertisement -

Mexhiti: Bujar Osmani s’ka të drejtë të flasë për ndërtime pa leje, sepse vetë jeton në një të tillë!

Në përballjen televizive në emisionin Top Tema, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u shpreh ashpër ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, duke i kujtuar se nuk ka as të drejtë morale e as politike të flasë për ndërtimet pa leje apo korrupsionin.

“Unë pohoj me bindje se ligji është respektuar deri në fund. Apartamente-hotele ka në Vodno, jo në Çair, Osmani i ka ngatërruar punët. E kur flasim për ndërtimet pa leje, Osmani është i fundit që ka të drejtë të flasë për këtë temë, sepse vetë jeton në një ndërtesë pa leje.
Dhe kur jemi te korrupsioni, edhe aty ai s’ka të drejtë të flasë, sepse ai është njeriu që mori nofkën ‘Pacienti’”, tha ai.

Sipas Mexhitit, akuzat e Osmanit janë shenjë paniku dhe mungesë argumentesh, ndërsa qytetarët e Çairit tashmë e dinë mirë kush ka punuar me ndershmëri dhe kush e ka përdorur pushtetin për përfitime personale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!